A do të goditet Toka nga asteroidi "2012 TC4" në tetor?

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 07:31
A do të goditet Toka nga asteroidi

Më 12 tetor të vitit 2017, asteroidi me emrin 2012 TC4 pritet që t'i afrohet aq shumë planetit tonë, saqë ekziston rreziku edhe i përplasjes. Bazuar në vëzhgimet e bëra në tetor të vitit 2012, kur ky trup qiellor për pak sa nuk e goditi Tokën, astronomët vlerësojnë se madhësia e tij mund të sillet midis 12 dhe 40 metrash.

Sa për krahasim, meteori, i cili shpërtheu mbi qytetin rus, Çeljabinsk, në shkurt të vitit 2013, duke lënduar 1,500 njerëz dhe duke dëmtuar rreth 7,000 ndërtesa, ishte rreth 20 metra i gjerë. Për këtë shkak, efekti nga goditja e asteroidit "2012 TC4" do të mund të ishte edhe më fatale, thotë astronomi nga Observatori "McDonald" pranë Universitetit të Teksasit, Judit Györgyey-Ries. Një ekspert tjetër, Detlef Koschny, thotë se gjasat që ky asteroid do ta godasë Tokën janë të vogla, por ato nuk mund të përjashtohen. 


(Kosova Sot Online)