Incizohen edhe dy UFO në afërsi të Stacionit Hapësinor

  • E.K /
  • 11 July 2020 - 11:30
Incizohen edhe dy UFO në afërsi të Stacionit Hapësinor

Disa javët e fundit janë përshkuar nga një aktivitet i shtuar i objekteve të panjohura, që janë parë e fotografuar në afërsi të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Ky trend ka vazhduar edhe gjatë javës që sapo kemi lënë pas, pasi që me 1 dhe 5 shtator është raportuar për dy UFO të ndryshme, që janë parë në afërsi të stacionit.

Ndonëse nuk mund të jemi të sigurt dhe ta shprehim me saktësi formën e këtyre objekteve fluturuese, është më të vërtetë e pamundur që të gjitha këto objekte të ndritshme të shpjegohen si reflektim i diellit në kamerë. Nga dy videot që janë publikuar së fundmi, njëra shfaq një UFO teksa i afrohet stacionit, ndërsa në tjetrën mund të shihet një objekt trekëndësh, me dritat në secilin kënd, që me shpejtësi më të ulët sesa objekti i parë rrotullohet rreth stacionit hapësinor.

(Kosova Sot Online)