Civilizimi i humbur i planetit mars

  • E.K /
  • 11 July 2020 - 18:47
Civilizimi i humbur i planetit mars

Pas disa dekadave të studimit të planetit të kuq, shkencëtarët tani thonë që ka shumë mundësi që Planeti Mars të jetë ndikuar nga goditja e ndonjë asteroidi apo komete, që, sipas tyre, mund ta ketë ndryshuar në tërësi gjendjen e Marsit. Krahasuar me Tokën, Marsi është shumë i ndikuar nga krateret, gjë kjo që nuk është çudi kur marrim parasysh pozitën e pafavorshme të Planetit të Kuq në Sistemin Diellor.

Për dallim nga toka, e cila gjendet dukshëm më larg rripit asteroid dhe ka një hënë të madhe për ta mbrojtur nga sulmet, Marsi është shumë i ekspozuar dhe si rrjedhojë goditet shpesh nga asteroidet. Shkencëtarët tani nuk e përjashtojnë mundësinë që në Mars të ketë ekzistuar ndonjë civilizim i lashtë, që mund të jetë fshirë nga faqja e dheut pas përplasjes së ndonjë asteroidi me planetin në të cilin ata kanë jetuar.

(Kosova Sot Online)