Në Meksikë zbulohen tunele sekrete

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 08:11
Në Meksikë zbulohen tunele sekrete

Kalimet nëntokësore, për të cilat deri vonë besohej se ishin vetëm legjendë urbane, tani është parë se janë realitet. Autoritetet kanë konfirmuar se një labirint i gjerë i tuneleve nëntokësore nën qytetin meksikan Puebla ekziston me të vërtetë dhe nuk është mit. Kalimet, të cilat besohet se datojnë nga një kohë para 500 vjetësh, mund të kenë shërbyer si kanalizim për qytetin, me një lartësi prej 7, e një gjerësi prej 3 metrash.

Deri më tani janë gjetur katër hyrje të ndara në rrjetin e tuneleve dhe autoritetet mendojnë se mund të ketë edhe tunele dhe hapje të tjera, të cilat vetëm presin që të zbulohen. Besohet se kështu do të lindë një zonë shumë atraktive turistike.  

(Kosova Sot Online)