Alarmante: Ekzistimi i planetit X konfirmohet edhe nga NASA

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 08:13
Alarmante: Ekzistimi i planetit X konfirmohet edhe nga NASA

Ka kohë që ju njoftojmë rreth rrezikut që i kanoset Tokës nga trupi qiellor, i ashtuquajtur Nibiru, apo Planeti X, por sikur edhe në shumë raste të tjera, shkencëtarët dhe, mbi të gjitha NASA, kanë mohuar kategorikisht ekzistimin e tij. Ata që besojnë në ekzistimin e Planetit X, e dinë se ai herë pas here i afrohet Tokës dhe se takimi i tij i afërt me planetin tonë do të jetë katastrofal.

Nëse nuk do ta shkatërrojë tërë planetin tonë, atëherë planeti X do të shkaktojë kataklizëm të vërtetë, ndoshta duke i dhënë fund edhe jetës në Tokë. Frika nga ky takim i padëshirueshëm është bërë edhe më i madh dhe më konkret, pasi që në disa foto të fundit, të publikuara nga NASA, si duket kjo e fundit kishte harruar ta fshinte Planetin X. Pra, pa dashje, NASA konfirmoi në mënyrë të qartë ekzistimin e tij. Çka të bëjmë tani?!

(Kosova Sot Online)