Mallkimet më të mëdha që e përcjellin racën njerëzore

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 14:52
Mallkimet më të mëdha që e përcjellin racën njerëzore

Mallkimi i Faraonit

Gjoja ky mallkim thotë se të gjithë ata që trazojnë varrin e ndonjë faraoni do të ballafaqohen me sëmundje, vdekje, apo fat të keq. Ky mallkim u zbulua kur Howard Carter zbuloi varrin e faraonit Tutankamon në vitin 1992. Të njëjtën ditë në shtëpinë e Carterit hynë shumë gjarpërinj, duke ia ngrënë edhe kanarinën. Por, kjo nuk është e tëra. Nuk vonoi shumë, e të gjithë kolegët që kishin punuar me të kishin përjetuar një vdekje misterioze, duke përfshirë edhe z. Carnavon, i cili ishte i pari që e hapi varrin e faraonit.

Njeriu nga akulli

Oci është emri i mumies më të vjetër në Evropë. Ai ishte ngrirë në Alpe, pasi që kishte vdekur nga një plagë me shigjetë dhe nga lëndimi i kokës. Mbetjet e këtij njeriu, për të cilin besohet se kishte vdekur në shekullin VI para erës së re, u gjetën në vitin 1991 nga dy bjeshkatarë gjermanë. Kjo mumie besohet se ishte e mallkuar, meqë që të shtatë njerëzit që morën pjesë në zbulimin e tij vdiqën më pas, duke përfshirë edhe Rainera Henin, i cili e kishte prekur kufomën me duar, pa dorëza. Ai vdiq në një fatkeqësi trafiku, derisa ishte duke shkuar në një konferencë për të folur rreth zbulimit të kësaj mumieje.

Unaza e mallkuar e Silvaniusit

Një unazë, e cila daton nga shekulli IV, apo V, ishte gjetur në Angli në vitin 1785 në godinë. Unaza mban në vete vizatimin e perëndeshës Venerë dhe mbishkrimin në latinisht, i cili d.m.th."Senicianusi jeton në Zotin". Domethënia e kësaj unaze nuk ishte e ditur deri në vitin 1805, kur ishte gjetur aty afër një pllakë e mallkuar romake. Thuhet se atë e kishte mallkuar Senicianusi me sëmundje, nëse unaza nuk do të kthehej në tempull.Ky rrëfim e frymëzoi Tolkinin për ta shkruar bestsellerin e tij, "Lord of the rings".

Shkrimi i Bjorketorpovit

Ky gur suedez daton nga viti 500 - 800 para erës së re dhe në të gjendet mbishkrimi ku thuhet se, nëse ndokush tenton ta thyej gurin, do ta përjetojë një vdekje të papritur. Një fermer e kishte testuar këtë mallkim duke ndezë një zjarr rreth gurit, në mënyrë që guri të nxehej dhe të shkrihej, por përkundër asaj se bënte mot i mirë, filloi që të frynte në erë e fortë, i cili e rrotulloi gurin dhe e dogji fermerin. Guri me këtë rast nuk pësoi asnjë dëm.

(Kosova Sot Online)