Propozohen shpërthime nukleare në polet e Planetit të Kuq

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 11:30
Propozohen shpërthime nukleare në polet e Planetit të Kuq

Në një deklaratë të dhënë së fundmi, shefi ekzekutiv i kompanive 'SpaceX' dhe 'Tesla Motors', e ka dhënë idenë e tij për rritjen e temperaturave në Mars, gjë që do ta bënte këtë planet të banueshëm për njerëzit: "Të hedhim armë nukleare nëpër polet e planetit".

Ndonëse ka shumë koka të ndritura, që tani janë duke e shqyrtuar seriozisht këtë ide, duke u munduar ta kuptojnë nëse kjo gjë do të funksiononte, duke pasur efekt në përmirësimin e gjendjes së Planetit të Kuq, shumë të tjerë e kanë përmendur faktin që në këtë planet ka pasur shumë shpërthime nukleare, që e kanë sjellë Marsin në gjendjen e sotme. Gjithsesi, askush nuk mund ta thotë me saktësi të plotë nëse kjo teknikë do të funksiononte, e vërteta është që bazuar në shpërthimet e mëhershme, një taktikë e tillë vetëm sa do t'i përkeqësonte gjërat.

(Kosova Sot Online)