Zbulohet vrima nga ku hyjnë dhe dalin UFO-t

  • A.P /
  • 30 July 2020 - 15:46
Zbulohet  vrima nga ku hyjnë dhe dalin UFO-t

Njëra ndër teoritë më të reja, por edhe më bizare, që është paraqitur së fundmi, është edhe ajo se Dielli paraqet portë për dimensione të tjera. Në fakt, sipas kësaj teorie, njollat që i shohim në Diell nuk janë asgjë tjetër pos porta dhe vrima nga ku hyjnë dhe dalin UFO-t.

A d.m.th. kjo se Dielli përmban në vete civilizime shumë më të përparuara sesa civilizimi ynë, duke pasur faktin e as në teori ne nuk kemi mundësi që t'i afrohemi një trupi aq të nxehtë qiellor, sikur që është Dielli? Herë pas here edhe më parë ka pasur njoftime se afër Diellit të jenë vërejtur objekte të mëdha, të ngjashme me anijet kozmike, por tani kjo teori vetëm sa i organizon këto pohime, duke i paraqitur në një formë më të logjikshme dhe më të besueshme. Varësisht për kë! 

(Kosova Sot Online)