Australianët antikë kanë bashkëjetuar me hardhuca gjigante

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 11:17
Australianët antikë kanë bashkëjetuar me hardhuca gjigante

Kur paraardhësit e australianëve të sotëm kishin mbërritur për herë të parë në vendin ku sot shtrihet kontinenti australian, ata kishin gjetur një hapësirë të populluar kryesisht nga krijesat gjigante, në mesin e të cilëve, sipas një studimi të bërë së fundmi nga hulumtuesit nga Universiteti i Kuinsllëndit, ka pasur edhe hardhuca gjigante, që kanë qenë deri në gjashtë metra të gjata dhe deri në 500 kilogramë të rënda.

Fakti që njerëzit antikë në Australi kanë bashkëjetuar me zvarranikët gjigantë është bërë i ditur falë zbulimit të disa fragmenteve të një hardhuce gjigante, që është bërë së fundmi gjatë një gërmimi në Kuinsllëndin Qendror.

(Kosova Sot Online)