Vrima e zezë që po e zhduk galaksinë në të cilën ndodhet

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 13:06
Vrima e zezë që po e zhduk galaksinë në të cilën ndodhet

Një vrimë e zezë gjigante, që qëndron në qendër të një galaksie që është zbuluar së fundmi, është plot tridhjetë herë më e madhe sesa që duhej të ishte. Astronomët thonë që galaksia, që tani për tani quhet 'SAGE0536AGN', është rreth nëntë miliardë vjet e vjetër dhe ka masë që është 25 miliardë herë më e madhe sesa ajo e diellit. Mirëpo, vrima e zezë që gjendet në qendër të kësaj galaksie ka masë rreth 350 milionë herë më të madhe sesa masa e diellit.

Pra, vrima e zezë është në mospërputhje me galaksinë, pjesë e të cilës është, fenomen ky që është shkaktuar si pasojë e rritjes së saj të hovshme, në krahasim me përbërësit tjerë të galaksisë. Kjo vrimë e zezë gjigante ngadalë është duke e përpirë galaksinë e vet.

(Kosova Sot Online)