Ufo që shkaktoi incidentin me fatalitet

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 13:10
Ufo që shkaktoi incidentin me fatalitet

Një UFO besohet të ketë qenë shkaktari i një aksidenti që si për pasojë ka pasur vdekjen e një njeriu. Momenti në fjalë është kapur nga kamerat e vendosura në veturën që ka qenë prapa veturës së aksidentuar, e cila ishte përplasur me një kamion. Në video, që është publikuar në internet, shihet një objekt duke u larguar nga vendi i ngjarjes, me shpejtësi të madhe në drejtim të qiellit, ndërsa, dëshmitarët e rastit kanë thënë që objekti në fjalë është parë nga të gjithë që kanë qenë afër.

Besohet që shoferët e automjeteve që kanë qenë të përfshira në aksident kanë qenë duke shikuar në drejtim të UFO-së dhe si rrjedhojë nuk e kanë parë që i janë afruar njëri-tjetrit. Aksidenti në fjalë ka ndodhur në Republikën perëndimore të Rusisë, në Udmurt.

(Kosova Sot Online)