A po fshihet Planeti x prapa Diellit?

  • A.P /
  • 02 August 2020 - 09:18
A po fshihet Planeti x prapa Diellit?

A është duke u fshehur prapa Diellit planeti Nibiru, apo sikur që njihet ndryshe, Planeti X? Autori dhe publicisti Marshall Masters është duke specializuar rreth Planetit X dhe civilizimeve antike. Ai diskuton rreth dëshmive për ekzistimin e një objekti në anën tjetër të Diellit, i cili do të mund të ishte Planeti X, duke u interesuar edhe për faktin e si lidhet kjo me tekstet antike, duke përfshirë edhe biblën Kolbrin.

Studimin e tij ai e ka lidhur edhe me të ndjerin Zecharia Sitchin, të njohur për teorinë e tij të "planetit të 12-të" dhe me pohimet e astronomit amerikan Robert Harrington, i cili vdiq papritmas, pasi që doli me pohimet se kishte parë Planetin X. Bibla Kolbrin përmban një alegori rreth një trupi qiellor i cili fluturon afër Tokës, duke krijuar një aktivitet të madh vullkanik, gjë që rezulton me shkatërrimin e Atlantidës.  


(Kosova Sot Online)