Një vrimë sa fusha e futbollit gëlltitë disa automobila

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 13:17
Një vrimë sa fusha e futbollit gëlltitë disa automobila

Njerëzit që dolën në piknik në plazhin Rainbow, në afërsi të Kuinslendit, në Australi, nuk mund të thonë aspak se kanë kaluar mirë. automobilat e tyre, si dhe një kamp shtëpizë i përpiu një vrimë e madhe e zezë, e gjerë sa fusha e futbollit. Vrima e thellë rreth tri metra, është hapur rreth orës 11 në mbrëmje sipas kohës lokale, afër bregdetit dhe zgjerohej me një shpejtësi të tillë sa që turistët nuk arritën t'i shpëtonin as automobilat e tyre. vrima sa çil e mbyll sytë u mbush me ujë.

Për fat, askush nga njerëzit e pranishëm nuk u lënduan. Zyrtari i cili është i ngarkuar për këtë regjion, Dan Clifton, ka frikë se vrima mund të zgjerohet edhe më shumë. "Ekziston mundësia që, për shkak të rrymave të oqeaneve, vrima të zgjerohet edhe më shumë, prandaj njerëzve iu preferojmë që ta evitojnë këtë zonë", thotë ai.

(Kosova Sot Online)