Në Karolinën Veriore u pa një UFO në formë ylli

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 13:29
Në Karolinën Veriore u pa një UFO në formë ylli

Një dëshmitar nga Karolina Veriore thotë ta ketë parë një UFO në formë ylli, duke lëvizur ngadalë nga jugu në veri, duke mos bërë zhurmë. Më pas ai objekt kishte ndryshuar drejtimin, duke lëvizur nga jugu në veri. Dëshmitari gjendej jashtë duke ngarkuar disa gjësende në veturë, kur ishte parë UFO-ja për herë të parë, rreth orës 8:57 pasdite, disa ditë më parë.

"Objekti kishte formë ylli dhe, gjatë pjesës më të madhe të kohës, lëvizte ngadalë mbi horizont", thotë dëshmitari. "Objekti kishte shkëlqimin e njëjtë sikur objekti më i afërt qiellor me të, për të cilin besoj se ishte Jupiteri", thotë dëshmitari, i cili bëri edhe një incizim, që më pas e vendosi në internet, por duke bërë incizimin, objekti i humbi dhe nuk mundi ta shihte më.

(Kosova Sot Online)