Piskamat misterioze, të shkaktuara nga bigfuti

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 13:31
Piskamat misterioze, të shkaktuara nga bigfuti

Alert Bej, një fshat në brigjet e ishullit Kormorant në Kolumbinë Britanike (Kanada), është bërë vend i një misteri të vazhdueshëm që përfshin piskama të kafshëve të panjohura, të cilat i kanë hutuar banorët lokalë me vite të tëra. Disa banorë kanë raportuar se kanë dëgjuar këta zura dhe, derisa askush nuk e di me siguri se kush është duke i shkaktuar ata, janë të shumtë ata që mendojnë se Bigfuti (në shqip: këmbëmadhi) legjendar është përgjegjës për këta zëra.

Banori lokal Art Dick, i cili thotë se ka dëgjuar zërat duke ardhur shumë afër shtëpisë së tij, tregon se edhe vetë ka parë Bigfutin disa vjet më parë, derisa kishte dalë që të kërkonte molusqe, me ç'rast Bigfuti kishte shkulur një dru dhe e kishte hedhur në drejtim të tij. Ai thotë se nuk ekziston asnjë krijesë tjetër që mund ta shkulë drurin me rrënjë, pos Bigfutit.

(Kosova Sot Online)