Edhe UFO-t e vrojtuan hënën e përgjakur?!

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 11:40
Edhe UFO-t e vrojtuan hënën e përgjakur?!

Në natën në mes të dielës dhe të hënës që kemi lënë pas ka ndodhur një fenomen shumë i rrallë, i njohur si eklipsi i hënës së përgjakur. Mirëpo, duket që njerëzit nuk kanë qenë krijesat e vetme që kanë qenë duke e vrojtuar këtë fenomen, meqë pikërisht në këtë periudhë ka pasur raportime të shtuara për shfaqjen e UFO-ve dhe aktivitetit të tyre.

Si rrjedhojë, menjëherë pas përfundimit të fenomenit, shumë njerëz, nga vende të ndryshme të botës, kanë filluar të postojnë video në internet, me pretendimin se kanë incizuar UFO e jashtëtokësorë. Në fakt, qendrat për raportimin e UFO-ve përreth botës kanë raportuar për një shtim të ndjeshëm të numrit të raportimeve gjatë fenomenit, ku vendet ku janë parë më së shumti UFO janë ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)