Shihet një UFO mbi qiellin e Oregonit

  • E.K /
  • 05 gusht 2020 - 11:54
Shihet një UFO mbi qiellin e Oregonit

Një dëshmitar nga Oregoni, në afërsi të lokalitetit Plush, raporton se ka parë një dritë të bardhë, të fuqishme, e cila anash kishte nuancë të së portokalltës, edhe atë jo vetëm një herë, por disa herë, duke filluar nga ora 9:30 e pasdites së 24 shtatorit. "Donim të binim për të fjetur, por një dritë tepër e fortë u paraqit në pjesën perëndimore të qiellit, sikur ndonjë avion të ishte duke aterruar mbi shtëpitë tona.

Gjatë tërë kohës sa e pamë këtë dritë, nuk dëgjuam asnjë zhurmë", thotë dëshmitari. Më pas, ai kishte parë një dritë të tillë në një pjesë tjetër të qiellit. Dëshmitari nuk kishte mundur ta identifikonte objektin. "Ishte disi i frikshëm dhe i tmerrshëm, por fakti që objekti nuk bënte zhurmë, për disa prej nesh ishte edhe më i frikshëm. E dinim se fluturaket ushtarake bëjnë zhurmë, kështu që e kishim të qartë se kishim të bënim me diçka tjetër, të panjohur dhe frikësuese", përfundon ai.

(Kosova Sot Online)