Ngjarjet paranormale që e kanë ndryshuar historinë

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 15:10
Ngjarjet paranormale që e kanë ndryshuar historinë

Mrekullia e Diellit, e aprovuar nga Kisha Katolike

Ça duhet ndodhur që një ngjarje të konsiderohet si ngjarje që e ka ndryshuar historinë? Si thoni për bekimin e Kishës Katolike? Po pra, Mrekullia e Diellit më 13 tetor të vitit 1930, plot trembëdhjetë vjet pasi që kishte ndodhur, e kishte marrë miratimin e Kishës Katolike, duke u konsideruar si Mrekulli Biblike. Ngjarja kishte ndodhur të dielën e 13 tetorit të vitit 1917 në fshatin Fatima në Portugali, ku mijëra njerëz kishin qenë dëshmitarë të një disku rrotullues në qiell, që për shumëkënd kishte krijuar imazhin e Virgjëreshës Mari. Ndonëse shkenca nuk kishte arritur që ta shpjegonte me saktësi se çka në të vërtetë kishin parë 30.000-100.000 njerëzit e moshave të ndryshme, që kishin qenë dëshmitarë të ngjarjes, Kisha Katolike nuk kishte hezituar ta pranonte se për të njëjtën ngjarje është folur edhe në librin e shenjtë të katolikëve. Artefaktet antike që vënë në dyshim historinë e njerëzimit Vlerësimet e tanishme, që janë të bazuara në shënimet e nxjerra pas analizimit të fosileve, tregojnë që qeniet njerëzore jetojnë në tokë tash e rreth 200.000 vjet.

Megjithatë, sipas burimeve të njëjta, njerëzve iu është dashur një kohë shumë e gjatë për të bërë ndonjë gjë inteligjente në tokë dhe janë sjellë ngjashëm me gjitarët tjerë. Megjithatë, ky pretendim bie ndesh ne gurët 'Dropa', disqet që datojnë qysh para rreth 12.000 vitesh. Kush i ka krijuar këta gurë, nëse njerëzit nuk kanë pasur mundësi të krijojnë diçka kaq të komplikuar? Përgjigjja zyrtare për këtë pyetje është që, në fakt, askush nuk e di. Shkencëtarët kanë mbetur të habitur nga këto artefakte, në të cilat ka shkronja të imëta, për vite të tërë ndërsa ekspertët, të cilët merren me studimin e jashtëtokësorëve dhe që pretendojnë se ne jemi vizituar nga ta në të kaluarën, thonë që këta gurë mund të kenë ardhur nga jashtëtokësorët. Gjithsesi, pa marrë parasysh se çka ka ndodhur, gjetja e këtyre artefakteve ka ndikuar në ndryshimin e historisë. Beteja me jashtëtokësorët Ngjarja që është e njohur si Sulmet Ajrore në Los-Anxhelos, me shumë gjasë është ngjarja për të cilën është raportuar më së shumti, nga të gjitha ngjarjet tjera, të pazgjidhura, që kanë ndikuar në ndryshimin e historisë moderne të njerëzimit.

Ngjarja flet për sulmin e ushtrisë amerikane ndaj një ushtrie që paidentifikuar, gjë kjo që kishte ngjallur një dyluftim të ashpër që kishte zgjatur nga orët e vona të 24 shkurtit deri në orët e hershme të 25 shkurtit të vitit 1942. Ngjarja në fjalë ka ngjarë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fillimisht ishte menduar që sulmi kishte ardhur nga ushtria japoneze, mirëpo ky pretendim ishte hedhur poshtë nga vetë sekretari i ushtrisë, Frank Knox, i cili, ndonëse e kishte mohuar lajmin që SHBA-ja është sulmuar nga japonezët, nuk kishte dhënë asnjë sqarim në lidhje me dritat në qiellin e hapur të Kalifornisë, që kishin provokuar sulmet. Megjithatë, shumë ekspertë të dukurive paranormale, që merren me hulumtimin e UFO-ve dhe jashtëtokësorëve kanë pretenduar që kjo ka qenë një dyluftim në mes të jashtëtokësorëve dhe racës njerëzore.  

(Kosova Sot Online)