Dritat shumëngjyrëshe 'pushtojnë' qiellin e Uashingtonit

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 10:50
Dritat shumëngjyrëshe 'pushtojnë' qiellin e Uashingtonit

Në qiellin e Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Qielli mbi këtë vend është mbuluar nga toptha të shumtë, që, sipas dëshmitarëve, të cilët pretendimet e tyre i kanë argumentuar edhe me video, që i kanë nxjerrë gjatë kohës kur ngjarja në progres, gjatë kohës kur kanë qëndruar pezull në qiell kanë ndryshuar formë dhe ngjyrë.

Në video shihet se si topthat që fillimisht kanë ngjyrë të kuqe, fillojnë të rriten dhe njëkohësisht marrin ngjyrë të gjelbër, para se të tkurret përsëri, duke marrë një ngjyrë më të errët. Pretendimet se çka mund të jetë ky objekt janë të ndryshme, megjithatë ka shumë njerëz që e mbështesin teorinë që dritat shumë ngjyrëshe në qiellin e Uashingtonit kanë qenë UFO. 

(Kosova Sot Online)