Zbulimet më të tmerrshme arkeologjike

  • A.P /
  • 10 gusht 2020 - 15:27
Zbulimet më të tmerrshme arkeologjike

Njeriu "Grauballe"

Mumiet në këneta dhe moçale nuk janë zbulime kushedi sa unike, por ky rast është i veçantë për shkak se kufoma është ruajtur mirë dhe për shkak që, sikur që shihet nga çarja e madhe në qafë, ai kishte vdekur i sakrifikuar, me gjasë në emër të ndonjë perëndie antike të bujqësisë. 

Vampiri venedikas me tullë në gojë

Edhe pse mund të duket "zgjidhje" qesharake krahasuar me kunjin e drurit dhe hudhrat, kjo metodë e luftimit të vampirëve nuk konsiderohej e çuditshme rreth 100 vjet më parë. Tulla dhe çimentoja të vendosura në gojën e këtij njeriu besohej se do ta pengonin aftësinë e tij për t'u ngritur nga të vdekurit dhe për ta kafshuar dikë. 

I sëmuri i parë nga lepra

Në të kaluarën lepra konsiderohej sëmundje e tmerrshme, më e tmerrshmja që mund ta ketë ndonjë njeri, edhe pse kjo sëmundje nuk është aq ngjitëse. Shembulli i parë i stigmës në lidhje me këtë sëmundje gjendet te një skelet i vjetër rreth 4,000 vjet. Trupi i një njeriu indian është shumë mirë i ruajtur, edhe pse tradita hinduse angazhohet për djegie të kufomave. Kjo sugjeron se ai ishte i braktisur dhe i izoluar nga shoqëria, prandaj edhe nuk e kishin varrosur sipas traditave.

Fëmija i djegur i Alaskës

Gjatë një gërmimi në një shtëpi të vjetër rreth 11,500 vjet, kërkuesit hasën në një pamje të tmerrshme. Brenda kësaj shtëpie antike u gjetën mbetjet e shkrumbuara të një fëmije 3- vjeçar. Duket se banorët e shtëpisë e kanë braktisur atë pas djegies së fëmijës.

Lufta kimike në Sirinë antike

Rreth 2,000 vjet më parë, një grup prej afro 20 ushtarësh romakë përjetuan një vdekje të tmerrshme. Derisa kishin rrethuar qytetin sirian Dura, ushtarët persianë filluan që të hapnin kanale me qëllim që ta kalonin vijën mbrojtëse të ushtarëve romakë. Romakët menduan se do të ishte mirë sikur edhe ata të hapnin tunelet e tyre dhe të mundoheshin t'i ndalnin ushtarët okupues persianë. Por, persianët kishin lënë një kurth, i cili ishte tepër i tmerrshëm për atë kohë. Ata lanë prapa një zjarr petrokimik, i cili duket se kishte shndërruar mushkëritë e tyre në thartirë.

(Kosova Sot Online)