Asteroidet në sistemin diellor mund të jenë UFO të alienëve

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 13:18
Asteroidet në sistemin diellor mund të jenë UFO të alienëve

Duncan Forgan, astrobiolog nga Universiteti "St Andrews", thotë se ka mundësi që, disa objekte, të cilat i detektojmë në brezin e asteroidit, mund të jenë UFO të mëdha. Ai e bëri këtë pohim, duke thënë se kërkimi i njerëzimit për të gjetur jetë jashtë Tokës nuk ka qenë i kotë dhe se shkencëtarët vetëm sa e kanë gërvishtur sipërfaqen e galaktikës tonë e bile edhe të pjesës së jashtme të sistemit diellor, në kërkim të sinjaleve të alienëve, apo për forma të tjera të jetës.

Forgan thotë se ne ende nuk kemi dështuar, meqë ende nuk kemi bërë të gjitha testet, për ta testuar këtë hipotezë. Ai shtoi se vetëm një pjesë e vogël e galaktikës është eksploruar dhe vetëm, duke kërkuar frekuenca të caktuara të valëve të radios. Forgan dëshiron të shohë zgjerimin e kërkimeve në tërë galaktikën, në kërkim të "mbeturinave" të alienëve, gërmadhave në planetët e shkretë, etj.

(Kosova Sot Online)