Udhëtarët misteriozë që kanë ardhur nga dimensionet e tjera

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 15:14
Udhëtarët misteriozë që kanë ardhur nga dimensionet e tjera

Usturo-bune

"Usturo-bune" ose 'Urobune' është një emër, të cilin japonezët ia kanë dhënë një objekti të panjohur, të cilin në vitin 1803 e nxori deti në brigjet e provincës Hitaçi. Kjo ngjarje përmendet në disa tekste të vjetra japoneze nga vitet 1825, 1835 dhe 1844. Sipas legjendës, "në një anije boshe" kishte ardhur një femër tepër e pashme, të cilën peshkatarët e kishin dërguar në brendësi të provincës. Sipas matjeve të tyre, "anija" ishte e gjerë 5,45 metra dhe e lartë 3,30 metra. Fundi i saj ishte e mbrojtur me metal, e në majë gjendeshin dritaret e qelqta me ngjyra të ndryshme. Femra misterioze, sipas tyre, ishte e moshës 18 deri 20-vjeçare. Flokët, vetullat dhe teni i saj kishin ngjyrë të kuqërremtë. Ajo ishte e gjatë rreth një metër e gjysmë, e në trup kishte rroba të bukura, të bëra nga një stof i panjohur. Femra fliste një gjuhë të pakuptueshme dhe kishte një kuti nga e cila nuk ndahej kurrë. 

Joseph Vorin

Joseph Vorin është njeriu, i cili në gjendje të dezorientuar ishte paraqitur në fshatin gjerman Frankfurt an der Oder në vitin 1851. Në një version shumë të çuditshëm të një gjuhe e cila ngjante nga pak me gjuhën gjermane, ai kishte thënë se vinte nga një vend i quajtur 'Laxaria', i cili gjendej në kontinentin 'Sakria', i cili, sipas tij, gjendej përtej oqeaneve të mëdha. Këto deklarata të tij habitën autoritetet, meqë ato nuk kishin dëgjuar kurrë për vende me emra të këtillë. 

Jerome nga Sendi Kouv

Në fillim të shtatorit të vitit 1863 në plazhin Sendi Kouv në Nova Skocia, në Kanada, u gjet një njeri në gjendje tepër të keqe. Të dy këmbët i kishte të amputuara mbi gjunjë. Ai bënte me dije se nuk fliste anglisht, ku fjala e vetme që mundën të tjerët ta merrnin vesh nga ai, ishte 'Jerome'. Dhe, kështu edhe e mori emrin. Këtë njeri e gjeti djali tetëvjeçar George Colin Albright, ku gjurmët ende të freskëta në këmbë bënin me dije se këtë operacion e kishte bërë ndonjë kirurg i zoti. Atë e vizituan shumë njerëz, duke i folur latinisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht, por Jerome nuk njihte asnjërën nga këto gjuhë. Kishte duar të buta, gjë që bënte me dije se nuk ishte punëtor fizik, kurse fytyrën e kishte "mesdhetare". Ai qëndroi shtatë vjet në një familje, por kurrë nuk u mësua ta fliste as edhe një fjalë. Vdiq në prill të vitit 1915. Thuhej se ai ishte pirat që kishte tentuar të krijonte trazira, prandaj edhe ia kishin prerë këmbët. Të tjerët thoshin se ai mund ta ketë trashëguar ndonjë pasuri të madhe, prandaj ndokush kishte tentuar ta hiqte qafe. Rreth këtij njeriu janë shkruar shumë libra dhe është bërë një film, por origjina e tij do të mbetet përjetë sekret. A ishte ai udhëtar ndërdimensional? 

(Kosova Sot Online)