Njeriu i hekurt nga Tibeti

  • E.K /
  • 11 gusht 2020 - 09:44
Njeriu i hekurt nga Tibeti

Pak para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, në Tibet, një grup gjermanësh pjesëtarë të forcave SS, kishin gjetur një skulpturë jo të rëndomtë të një mashkulli me veshje të hekurta, në gjoksin e të cilit gjendet svastika naziste, e kthyer mbrapsht. Kjo statujë u quajt Njeriu i hekurt dhe besohet se daton nga shekulli XI. Nga Tibeti nazistët morën shumë figura të lashta. Por, mbetet e paqartë pse nazistët e kishin marrë këtë figurë në Gjermani.

Ndoshta për shkak se Hitleri ishte i opsesionuar me okulten. Në fakt, kjo statujë e vogël është e bërë nga meteoriti dhe mendohet se paraqet perëndinë budiste, Vajshravan. Svastika është përdorë me shekuj në shumë kultura të ndryshme dhe ajo ka sinjifikuar lëvizjen e jetës, Diellin, mirëqenien, e vetëm në shekullin XX u bë simbol i nazizmit.

(Kosova Sot Online)