Rrëfime tronditëse rreth reinkarnacionit

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 15:23
Rrëfime tronditëse rreth reinkarnacionit

Të gjithë ne kemi parë njerëz, të cilët duken më të pjekur dhe mençur sesa që do të duhej të ishin, në bazë të moshës së tyre. A thua ata janë reinkarnuar?!  

Djali i vrarë gjen vrasësin e vet

Një djalosh trevjeçar nga Rrafshnaltat e Golanit shpesh e kishte zakon t'iu thoshte prindërve se në jetën paraprake e kishte vrarë dikush. Ai kishte një shenjë të madhe, të kuqe në kokë. Djaloshi i përkiste sektit të druzëve, që besojnë në reinkarnacion, prandaj e morën këtë djalë, duke e dërguar në vende të ndryshme, me qëllim që t'i ndihmonin në kthjellimin e memories. Kur mbërritën në një fshat, djali shkoi e iu drejtua me emër një fshatari, duke i thënë se dikur ata ishin fqinj dhe se ai e kishte vrarë me sakicë atë. Njeriu mbeti i zbehur nga frika. Më pas, djali i çoi banorët te një varr, ku u gjetën mbetjet e një njeriu dhe një sakicë. 

{484259loje

Steve Jobs - luftëtar qiellor?

A mund të thuhet se Steve Jobs tanimë është reinkarnuar? Shefi ekzekutiv i kompanisë "Apple" vdiq në vitin 2011 pasi që ishte prekur nga kanceri. Tony Tseung, inxhinier i softuerit në "Apple", kishte kontaktuar disa murgj budistë në Tajlandë, të cilët i kishin thënë se Jobs tanimë është reinkarnuar si luftëtar qiellor - filozof. Duket se i përshtatet, apo jo? Murgjit më pas kishin vazhduar duke thënë se Jobs, në fakt, nuk ka shkuar fort larg, dhe gjendet mbi zyrën e tij të vjetër në Selinë e "Apple"-s në Kaliforni, në një pallat të qelqtë. Atij po ashtu i shërbejnë shumë shërbëtorë. Nëse ndokush e ka merituar një jetë të këtillë, atëherë ai me gjasë do të jetë Jobs-i. 

Djali i lindur sikur gjyshi i tij

Gus Taylor ishte një djalë i ri gjyshi, i të cilit kishte vdekur një vit para se të lindte ai. Kur Gus ishte pak më i madh se një vit, ai filloi të thoshte se ishte gjyshi i vet. Pasi që mbushi katër vjet, derisa shikonte fotografitë e vjetra familjare, ai ishte në gjendje që ta identifikonte "veten" në to, duke bërë me dorë kah pamja e gjyshit. Gjëja tjetër e frikshme në lidhje me këtë rast, ishte se Gus, në moshën katërvjeçare, filloi që të fliste rreth vdekjes së motrës së tij. Gjyshi i Gus-it kishte një motër, e cila ishte vrarë dhe hedhur në Gjirin e San Franciskos. Fati i kësaj gruaje kurrë nuk ishte diskutuar në familje, kështu që Gus nuk kishte mundur që ta dëgjonte atë ngjarje nga ta. (vijon)


(Kosova Sot Online)