Qytetarët e SHBA-së duhet të tregojnë nëse shtëpia e tyre është e pushtuar

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 13:32
Qytetarët e SHBA-së duhet të tregojnë nëse shtëpia e tyre është e pushtuar

Banorët e disa prej shteteve të SHBA-së do të jenë të detyruar që tregojnë, nëse shtëpia e tyre është e pushtuar apo jo, kur i vendosin në treg të shitjes. Kjo gjë ka filluar të diskutohet në masë të madhe së fundmi, tani kur është rritur numri i njerëzve që deklarojnë për shtëpitë e tyre të pushtuara.

Si rrjedhojë, njerëzit që duan ta shesin shtëpinë e tyre do të duhet të tregojnë nëse në shtëpinë e tyre ka ndodhur ndonjë vrasje, ndonëse vetëvrasje ose nëse ndokush ka vdekur në rrethana të çuditshme. Ndonëse një numër i madh i njerëzve në SHBA janë tejet skeptikë në lidhje me ekzistencën e fantazmave dhe dukurive të tjera paranormale, shumë avokatë amerikanë e kanë shfrytëzuar rastin për t'i paditur shitësit e shtëpive, duke u thirrur në atë që shtëpia e blerë nga klientët e tyre ka qenë e pushtuar.

(Kosova Sot Online)