Çka përmban hajmalia 1300 vjet e vjetër?

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 14:07
Çka përmban hajmalia 1300 vjet e vjetër?

Një kërkues shkencor thotë se, në një të kaluar të largët, një "magjistar" kishte bërë një pllakë të argjendtë, të trashë 0.01 cm, e cila është gjetur tani. Por, ajo që ka më së shumti rëndësi, është që, kjo pllakë e argjendtë, besohet të jetë një hajmali e vjetër. Besohet se bëhet fjalë për një hajmali 1300 vjet të vjetër, të bërë nga një çifut, i cili jetonte në Jerash, njërin prej qyteteve më të rëndësishme dhe më mirë të ruajtura romake në Lindjen e afërt, rreth vitit 740 të erës së re. Edhe pse pjesa e metaltë, me të cilën ishte e mbështjellë hajmalia është dëmtuar dhe është çarë, ekspertët ia kanë dalë që ta nxjerrin fletën e padëmtuar të argjendtë.

Shkrimi i kësaj hajmalie është misterioz dhe gati i pamundur që të deshifrohet. Ekspertët bënë një skanim CT dhe një model 3D me qëllim që ta lexonin tekstin e shkruar aty. Mendohet se pjesa fillestare e tekstit është shkruar në një dialekt të greqishtes, derisa pjesa tjetër në një formë të arabishtes. Besohet se magjistarët e asaj kohe, duke u nisur nga fakti se shumica e njerëzve nuk dinin shkrim-lexim, ose shkruanin fraza të pakuptimta, ose zhvillonin një gjuhë personale, të cilën vetëm ata e kuptonin.

(Kosova Sot Online)