Kafka e Rodopeve, kafkë origjinale e alienit?

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 15:13
Kafka e Rodopeve, kafkë origjinale e alienit?

Kur do të donit ta dëshmonit ekzistimin e alienëve në Tokë, cila do të ishte gjëja e parë që do ta kërkonit? Sipas pikëpamjes tonë, ato janë dëshmitë fizike. Nëse pa pasur dëshmi fizike thoni se ekzistojnë alienët, atëherë ai pohim mbetet vetëm një teori bizare. Gjatë dekadave të fundit, njerëzit nga e mbarë bota kanë gjetur skelete misterioze, të cilat nuk ngjajnë me skeletet e ndonjë krijese të njohur që jeton në Tokë. Për këtë shkak, shumë njerëz janë duke i konsideruar ato si kafka të alienëve. Kafkë unike Ky është rasti edhe me kafkën misterioze të Rodopeve, një kafkë unike, sikur që nuk është parë asnjëherë më parë. Sikur që mund të konstatohet edhe nga emri, kafka në fjalë është zbuluar në malet Rodope, në Bullgari, nga një banor 38- vjeçar i Pllovdivit. Gjetësi i kësaj kafke, i cili preferon që të mbetet anonim, e zbuloi kafkën misterioze bashkë me një objekt misterioz të metaltë. Dimiter Kovachev, drejtor i Muzeut të paleontologjisë në Asenovgrad, thotë se zbulimi në fjalë nuk është fosil dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me ndonjë kafkë hominide, të njohur për shkencën. Kafka e çuditshme peshon vetëm 250 gramë, ka gjashtë zbrazëtira misterioze. Sipas strukturës së kafkës, "pronari" i saj do t'i ketë pasur gjashtë sy, apo ndonjë organ tjetër, të panjohur.

Tipari më misterioz i kësaj kafke ka të bëjë me faktin se asaj i mungon goja. Antropologu Prof. Yordan Yordanov thotë se kafka nuk ka ngjashmëri me kafkat e njerëzve të njohura për shkencën gjatë 30 milionë viteve të fundit. Skeptikët, në anën tjetër, besojnë se kafka e Rodopeve është vetëm edhe një mashtrim i radhës, apo ajo mund t'i ketë takuar ndonjë specieje që mbetet e paidentifikueshme. Dallimi i të rremes nga origjinalja Fakti se në botë ka shumë artefakte të rreme, e vështirëson dallimin e tyre nga gjetjet e vërteta arkeologjike. Derisa kjo kafkë mund të jetë vetëm edhe një objekt i prodhuar nga ndokush dhe i futur në tokë me qëllim, ekziston edhe mundësia se kemi të bëjmë me një kafkë të vërtetë të një krijese jashtëtokësore, apo me mbetjet e ndonjë specieje tani të zhdukur, që dikur jetonte në planetin tonë.

Gjetësi i kësaj kafke misterioze tanimë ka marrë disa oferta dorëlira që duan ta blejnë atë. Për fat të keq, sikur edhe në rastin e gjetjeve të tjera të ngjashme, të bëra në të kaluarën, ka pak informata të cilat mund të ishin të dobishme për ne. Tani nuk dihet as ku gjendet kafka edhe pse artikulli i parë për të u publikua në gazetën turke, "Milliyet". Nëse keni ndonjë informatë rreth kësaj kafke, na e bëni me dije.


(Kosova Sot Online)