Qeveria amerikane pranon ekzistimin e alienëve?!

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 09:47
Qeveria amerikane pranon ekzistimin e alienëve?!

Një veteran i forcës ajrore të ushtrisë së SHBA-së beson se incidenti të cilin e kishte pasur derisa ishte në detyrë, në vitin 1980, është shkaktar i të gjitha problemeve shëndetësore që i ka tani. Në fillim qeveria kishte mohuar se ai ishte në detyrë në atë moment.

Por, me ndihmën e avokatit dhe zyrës së senatorit John McCain, më pas kjo ishte korrigjuar dhe ushtarit i ishte dhënë pensioni i plotë invalidor. Ai dhe avokati i tij tani thonë se fitorja e tyre paraqet pranimin de fakto nga qeveria amerikane, se UFO-t ekzistojnë me të vërtetë.

John Burroughs ishte në postin e pjesëtarit të forcave ajrore amerikane në Britani, në vitin 1980, kur ndodhi ky incident me UFO. Ai dhe disa ushtarë të tjerë, që ishin dërguar në një mal për të parë se çka ishte duke ndodhur, kishin parë një dritë, e cila vinte duke u bërë gjithnjë e më e fortë. Më pas, ajo dritë ishte zhdukur.

(Kosova Sot Online)