Fantazma misterioze në fotografinë e një adoleshenteje

  • E. /
  • 10 November 2020 - 15:20
Fantazma misterioze në fotografinë e një adoleshenteje

Bethany Harvey kishte fotografuar veten e saj, mbesës dhe motrës, por kishte mbetur e habitur kur e kishte shikuar foton.

Duket se "selfie"-t janë aq të preferuara, saqë sidomos kohëve të fundit, në to kanë filluar që të paraqiten edhe fantazmat. Për një kohë të shkurtër, dy vajza adoleshente në Britani kanë vërejtur "mysafirë të paftuar" në fotot e tyre. Bethany Harvey, nga Irlanda veriore, bëri një fotografi të vetes së saj, të mbesës së saj bebe dhe të motrës, me qëllim që t'ua prezantonte beben miqve të saj, por më pas vërejti atë që duket si trupi i një vajze të vogël në prapavijë. Rrëfimi rrëqethës Zonjusha Harvey deklaroi se këtë trup misterioz të vajzës nuk e kishte vërejtur vetë, por së pari atë ia kishte treguar një shoqe, e cila i kishte shkuar te ajo atë natë. "Edhe pse nuk mund të shihet fytyra e asaj fantazme, pjesa tjetër është e qartë si dita.

Atë moment nuk gjendej askush në dhomën e ditës, përpos asaj vajze fantazmë, të veshur me fustan rozë", thotë vajza. Ajo shton se tani është e tmerruar dhe nuk guxon që të shkoj në dhomën e ditës, sidomos në errësirë. Kjo nuk është hera e parë që një fantazmë të paraqitet "rastësisht" në fotot e bëra kohëve të fundit. Një rast i dytë... Kayley Atkinson, 23 dhe Victoria Greeves, 22 vjeçe nga Njukestlli, një mbrëmje kishin dalë për të shëtitur në qytet dhe kishin vendosur që ta bënin një foto, për t'ua dërguar shoqeve.

Ato thonë se, kur e kishin bërë foton, lokali ku gjendeshin ishte thuajse i zbrazët. Por, kur e kishin analizuar më pas fotografinë, panë një fantazmë-grua, me veshje viktoriane, e cila gjendej midis tyre. Zonjusha Greeves, e cila punon si infermiere, thotë: "Ne e bëmë fotografinë në bar, sikur që bëjmë zakonisht, meqë që të dyja ne jemi fanse të zjarrta të 'selfie'-ve. E vendosa foton në 'Snapchat' dhe nuk mendova më për të. Por, më vonë, Kayley më telefonoi dhe më tha që ta analizoja më mirë foton. Ajo më tregoi se, në prapavijë, gjendet një person tjetër. Unë jam tepër skeptike ndaj këtyre gjërave, sa që fjalët e shoqes më bënë të qeshesha. Por, kur e shikova fotografinë, u tmerrova". Zonjusha Atkinson më pas shton: "Bari ishte i zbrazët dhe ishim vetëm ne aty. Vetëm pasi që arrita në shtëpi e vërejta fantazmën në foto. Nuk mund të besoja.

Isha e tmerruar dhe Victoria ishte aq e frikësuar, sa që e fshiu foton nga celulari i saj. Të tjerët mendojnë se ne e kemi rregulluar këtë foto me 'photoshop', gjë që nuk është e vërtetë". ... dhe i tretë Vetëm pak ditë më parë, një familje australiane kishin fotografuar shpirtin e një vajze të re, e cila kishte vdekur aty shumë vite më parë. Kim Davison dhe Jessie Lu thonë se ishin aty me tre fëmijët e saj, kur e bënë fotografinë, por aty mund të shihet një fëmijë tjetër në qendër të fotografisë. Pasi që fotografia tërhoqi një vëmendje të madhe, çifti bëri disa kërkime dhe gjetën se në atë vend, 100 vjet më parë, ishte mbytur një vajzë.

(Kosova Sot Online)