Vrasja e një kolumbiani nga një ufo

  • 17 December 2020 - 14:15
 Vrasja e një kolumbiani nga një ufo

A rcesio Bermudez ishte një kolumbian 54-vjeçar, i cili vdiq si pasojë e një UFO-je, edhe pse alienët janë krijesa inekzistente, sipas shkencëtarëve. Ufologu William Chavez thotë se ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 4 korrikut të vitit 1969, në afërsi të qytetit Anolaima, kur familja e Arcesio-s u ngjit në një shkëmb për t'i vërejtur yjet. Ata vërejtën një dritë të vogël, madhësia e të cilës vinte duke u rritur me të shpejtë. "Zotëri Arcesio doli për të parë se çka kishte ndodhur.

Ai e shikoi atë dritë dhe vendosi që t'ia drejtonte baterinë", thotë specialisti. Chavez thotë se fshatari më pas u godit me rreze magnetike. Disa orë më pas ai filloi që të ndihej keq, prandaj u dërgua në spitalin e Bogotas. Pasi që qëndroi në spital disa ditë, me temperaturë të lartë, Bermudez vdiq në rrethana të paqarta për mjekët. Familjarët thonë se Bermudez ishte i ftohtë në prekje dhe se, për shkak se ishte mbështetur për motrën e tij gjatë dërgimit në spital, edhe ajo anë e trupit të motrës së tij kishte mbetur e ftohtë derisa kishte vdekur ajo.

(Kosova Sot Online)