
Lexoni edhe:
Toka ka filluar të rrotullohet më shpejtë se asnjëherë më parë
Ka kohë që shkencëtarët kanë vërejtur se njerëzit nuk janë krijesat e vetme në këtë botë që komunikojnë me zë. Duke u nisur nga zërat e delfinëve, e deri te murmuritjet e elefantëve, disa lloje të shtazëve me të vërtetë na bëjnë konkurrencë në të folur. Derisa në disa raste është vështirë të thuhet se çka d.m.th. një zë i një kafshe, p.sh. lehja e qenit, apo mjaullima e maces, ka kafshë që, me të komunikuarit e tyre me zë, na bëjnë të mendojmë se, ngjashëm me to, mund të kenë komunikuar edhe paraardhësit tanë.
Toka ka filluar të rrotullohet më shpejtë se asnjëherë më parë
Lexoni edhe:
Tani, studimet më të reja thonë se komunikimi i gibonëve (lloj majmuni) duket të përfshijë fjalë dhe struktura gjuhësore, që mund të krahasohen edhe me gjuhën tonë të tanishme. Dr. Angela Dassow, njëra nga autoret e studimit, thotë se gibonët sot komunikojnë me zëra që janë të ngjashme me fjalët e paraardhësve tanë të largët, që kanë jetuar 1,8 milionë vjet më parë.
(Kosova Sot Online)