A mund të vdesim si pasojë e ëndrrave të këqija?

  • A.P /
  • 10 February 2021 - 15:30
A mund të vdesim si pasojë e ëndrrave të këqija?

Disa ëndrra janë më të frikshme sesa të tjerat. Për fat të mirë, ekziston gjithmonë një rrugëdalje për të shpëtuar nga to - zgjimi nga gjumi. Por, a mundet një ëndërr të jetë aq e keqe dhe e frikshme, saqë të na mbysë në gjumë? Para zhvillimit të psikologjisë moderne, shumë kultura në botë jepnin shpjegime të ndryshme në lidhje me atë se çka janë ëndrrat e këqija. Shpjegimi më i mirë është ai që bazohet në etimologjinë e fjalës angleze "nightmare".

Fjala "night", natë, është e vetëkuptueshme, e pjesa tjetër e fjalës, "mare", në anglishten e vjetër nënkuptonte një shpirt të keq, i cili iu ulej njerëzve mbi gjoks derisa ata ishin duke fjetur. Me gjasë kjo bindje është shkaktuar nga paraliza e gjumit, e cila paraqitet pak para fillimit të gjumit të vërtetë, apo pak para zgjimit nga gjumi. Kjo dukuri prekë 6% të njerëzve. Por, ekziston edhe sindroma e vdekjes së papritur gjatë natës (SUNDS), e cila zakonisht haset te meshkujt nga Laosi, Tailanda dhe Filipinet. Kemi të bëjmë me një vdekje të papritur të njerëzve derisa janë duke fjetur. Njëri ndër rastet më të njohura të kësaj dukurie ishte shënuar në vitin 1960, kur 11 detarë filipinas kishin vdekur papritmas në gjumë. Më parë, ata ishin ankuar se shihnin ëndrra të këqija.  

(Kosova Sot Online)