Shpërthen një vullkan në Karaibe

  • S.A /
  • 10 April 2021 - 09:20
Shpërthen një vullkan në Karaibe

Vullkani “La Soufriede” në ishullin lindor të Karaibeve, St. Vincent, shpërtheu të premten pas disa dekadave të gjendjes së qetësisë, duke çuar re të zeza hiri e tymi në qiell e duke detyruar mijëra njerëz në fshatërat përreth që të evakuohen. Pasiv që nga viti 1979, vullkani filloi të shfaqte shenja të aktivitetit në dhjetorin e vitit të kaluar, duke nxjerrë avull dhe tym. Kjo u shtua gjatë kësaj jave, duke e nxitur kryeministei  Ralph Honsalves që të japë urdhër për evakuim të zonës të enjten në mbrëmje.

Vullkani shpërtheu më në fund të premten. Hiri dhe tymi e mbuluan zonën përreth dhe krijuan pothuajse errësirë të plotë, duke e penguar depërtimin e dritës së Diellit, tha një dëshmitar për agjencinë Reuters, i cili tha se dëgjoi një shpërthim nga fshati ku ishte.

Shpërthime tjera më të vogla vazhduan gjatë tërë ditës, tha Erouscilla Joseph nga Qendra Hulumtuese Sizmike “West Indies”, duke shtuar se ky lloj aktiviteti i vullkanit mund të vazhdojë për disa javë, nëse jo muaj.

(Kosova Sot Online )