NASA: Më 2100 temperatura 45°C në shumë vende të botës

  • A.P /
  • 15 April 2021 - 15:30
NASA: Më 2100 temperatura 45°C në shumë vende të botës

Nëse deri në fund të shekullit dyoksidi i karbonit në atmosferë rritet më shumë sesa dyfishi, atëherë pjesa më e madhe e Afrikës, Amerikës Jugore dhe Indisë do të kenë temperatura maksimale ditore mesatarisht prej 45°C Duket se, deri në fund të shekullit, bota do të jetë një vend shumë më i nxehtë. Të dhënat e reja, të publikuara nga shkencëtarët e NASA-s, japin të dhëna të detajuara në këtë drejtim. Deri në korrik të vitit 2100, mendohet se niveli i dyoksidit të karbonit në atmosferë të përbëjë rreth 0.1% të atmosferës. Nëse deri në fund të shekullit dyoksidi i karbonit në atmosferë rritet më shumë sesa dyfishi, atëherë pjesa më e madhe e Afrikës, Amerikës Jugore dhe Indisë do të kenë temperatura maksimale ditore mesatarisht prej 45°C.

{

}

Këto temperatura mund të arrihen edhe në qytetet e mëdha, si Nju-Jork, Los Anxheles dhe Mumbai. Hartë interaktive Harta e publikuar nga NASA është interaktive, kështu që mund të shikohet ndryshimi i temperaturave për secilin qytet. Ellen Stofan, shkencëtar i NASA-s, thotë se NASA është duke krijuar produkte të reja, të cilat do ta përmirësojnë të ardhmen tonë. NASA thotë se këto të dhëna do t'iu ndihmojnë shkencëtarëve që të kuptojnë më mirë rreziqet me të cilat ballafaqohet bota për shkak të ndryshimeve klimatike. Akullnajat e Everestit do të zhduken Akullnajat në regjionin Everest të Himalajeve mund të zhduken në tërësi deri në vitin 2100 për shkak të lirimit të gazrave të serrave, thonë shkencëtarët. Studimi ofron një pasqyrë të zymtë të ndikimit të ndryshimeve klimatike në kulminacionin e tyre. Ky studim është bërë nga shkencëtarët e Nepalit, Holandës dhe Francës. Ata kanë studiuar tiparet e motit në atmosferë dhe kanë krijuar një model të rrethanave në Everest për ta përcaktuar ndikimin e ardhshëm të rritjes së temperaturave në akullnaja. Me qindra miliona njerëz varen nga uji i pijshëm, i cili sigurohet çdo verë nga lumenjtë, të cilët ushqehen nga akullnajat e Himalajeve.

Nëse që tani dihet rreziku që na kanoset, atëherë mund të bëhen plane të tjera, më të hershme, sesi të ballafaqohemi me këtë katastrofë. Dr. Ramakrishna Nemani, shkencëtar i projektit "Earth Exchange" të NASA-s, thotë: "Këto të dhëna fundamentale për ndryshime klimatike ofrojnë një gamë të gjerë të vlerësimeve dhe aplikimeve". Të dhënat e reja të NASA-s, të cilat janë më shumë se 11 terabajtë, integrojnë matjet aktuale nga e tërë bota, me të dhënat rreth simulimeve klimatike. Sido që të jetë, e ardhmja nuk duket aq "cool", apo jo? 


(Kosova Sot Online)