Lexoni edhe:
Bebe Rexha flet për luftën me shëndetin mendor
Sipas shumë UFO-logjistëve dhe atyre që me vëmendjen më të madhe kërkojnë çdo dëshmi të jetës në fotot e NASA-s nga Marsi, në sipërfaqen e Planetit të kuq është parë edhe një strukturë artificiale. Kjo strukturë ngjan me statujat që janë gjetur në Tokë.
Bebe Rexha flet për luftën me shëndetin mendorLexoni edhe:
Derisa shumë njerëz nuk do të pajtoheshin, duke thënë se ky është vetëm edhe një shembull i interpretimit të gabueshëm, shumë të tjerë besojnë se Marsi në të kaluarën kishte jetë dhe se roveri i NASA-s tani është duke gjetur dëshmi për këtë. Ka bile edhe shkencëtarë, si Dr. Brandenburg, i cili beson fuqishëm se planeti i kuq në një të kaluar të largët banohej nga dy civilizime, të cilat ishin zhdukur nga një civilizim i tretë, me armë bërthamore. Sipas tij, marsianët e lashtë, të njohur me emrin sidonianë dhe utopianë, janë masakruar me anë të një sulmi të madh bërthamor.
(Kosova Sot Online)