UFO-t në qiellin kilian shkaktojnë panik në mesin e banorëve

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 14:28
UFO-t në qiellin kilian shkaktojnë panik në mesin e banorëve

Një UFO, që është shfaqur në qiellin e Ajkuikut në Kili gjatë javës që sapo lamë pas, është parë nga mijëra njerëz dhe ka shkaktuar panik në mesin e popullsisë së gjerë. Shpjegimi 'zyrtar' ka qetësuar disa nga banorët, megjithatë ka shkaktuar panik edhe më të madh në mesin e të tjerëve, shqetësimi i të cilëve është rritur edhe më shumë pas raportimeve për eksperienca të ngjashme edhe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Objektet misterioze, që pretendohet të jenë shfaqur në qiellin e qytetit kilian, janë përshkruar si shumë të shndritshëm dhe të shpejtë në lëvizjet e tyre. Qytetarët kryesisht kanë thënë që UFO-t janë lajmëruar në errësirën e natës, duke u shfaqur e zhdukur brenda një kohe të shkurtër, gjë kjo që ka bërë që banorët lokalë të mos jenë të qetë në këtë vend, që nga disa është përshkruar si 'atraksion turistik' për UFO-t.  

(Kosova Sot Online)