Yje më të vjetra se 13 miliardë vjet

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 14:34
Yje më të vjetra se 13 miliardë vjet

Astronomët nga Universiteti nacional australian kanë zbuluar yje më të vjetra se 13 miliardë vjet, gjë që dmth se ato janë më të vjetra edhe se Kashta e Kumtrit. Ato yje, me gjasë objektet më të vjetra të zbuluara ndonjëherë, janë krijuar kur universi kishte vetëm 300 milionë vjet dhe rreth tyre më pas ishte formuar galaktika jonë Kashta e kumtrit.

- Këto yje tepër të vjetra janë ndër yjet më të vjetra, të mbijetuara - thotë Louis Haus, autorja kryesore e studimit të botuar në numrin më të ri të revistës "Nature". Këta yje, sipas tyre, janë më të vjetra se 13 miliardë vjet. Ato përmbajnë shumë pak "metale", gjë që në terminologjinë astronomike nënkupton çdo element me përjashtim të hidrogjenit dhe heliumit. 

(Kosova Sot Online)