Toka nuk rrezikohet nga asteroidet për të paktën edhe 100 vjetët e ardhshëm

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 09:26
Toka nuk rrezikohet nga asteroidet për të paktën edhe 100 vjetët e ardhshëm

Me gjithë paralajmërimet e shumta që toka mund të shkatërrohet nga ndonjë fatkeqësi, asgjë nuk i ka ndodhur planetit tonë. Në fakt, që prej kohës kur ishte paralajmëruar për 'Virusin e Mijëvjeçarit', për të cilin ishte thënë që do t'i shkatërronte të gjitha pajisjet elektronike, duke e kthyer njerëzimin në Epokën e Gurit e deri para disa ditësh, kur ishte thënë që Hëna e Përgjakur mund të jetë shenjë e fun

dit të botës, raca njerëzore nuk ka reshtur së paralajmëruari për evenimentet që do ta shënojnë fundin e botës. I fundit ishte paralajmërimi për një asteroid, rreth 3 kilometra të gjerë, për të cilin u tha që rrezikon ta godasë tokën, duke shkaktuar pasoja fatale për njerëzimin. Megjithatë, kur edhe kjo nuk ndodhi, NASA ka dalë me një qëndrim, ku ka thënë se toka nuk rrezikohet të goditet nga ndonjë asteroid për të paktën njëqind vjetët e ardhshëm, duke shtuar që në momentin kur toka do të rrezikohet nga ndonjë asteroid fatal, njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë diçka për ta ndalur gurin shkatërrues.

 

(Kosova Sot Online)