A ka bërë ndonjëherë dikush sek*s në hapësirë!

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 18:32
A ka bërë ndonjëherë dikush sek*s në hapësirë!

A keni menduar ndonjëherë se si astronautët kanë mbijetuar brenda një hapësire të mbyllur dhe të izoluar për muaj të tërë dhe me sukses (ndoshta) kanë mbyllur sytë ndaj dëshirave të tyre njerëzore?

Shkenca po përparon shpejt, prandaj, mos ndoshta ka ardhur momenti të flasim për seksin gjatë eksplorimit të hapësirës?

Sipas raporteve, NASA dhe agjensitë e tjera hapësinore e kanë mohuar prej kohësh se ka patur ndonjë aktivitet seksual në hapësirë. Por pse kështu? Epo, duket se ka probleme me të bërit seks në mikro-gravitet.

Sipas një raporti të New York Post, John Millis, një fizikan dhe astronom, e krahasoi kryerjen e marrëdhënieve seksuale në hapësirë me marrëdhëniet seksuale gjatë “hedhjes me parashutë”. Sidoqoftë, ai shtoi se “nuk ishte e pamundur”.

Më tej, ai shpjegoi:

“Çështjet që lidhen me aktin, të gjitha sillen rreth rënies së lirë, mikro-gravitetit, mjedisit të përjetuar nga astronautët”, duke shtuar: “Imagjinoni të përfshiheni në aktivitete seksuale gjatë parashutizmit – çdo shtytje do t’ju çojë në drejtime të kundërta.”

Ekspertët sugjerojnë që për shkak të gravitetit të ulët, efekti i qarkullimit të gjakut dhe presionit në trup ndikon në dëshirën seksuale të dikujt. Mikro-graviteti bën që gjaku të ngrihet në kokë në vend që të nxitojë në organet gjenitale, duke e bërë të vështirë që njerëzit të ndihen të eksituar. Shto këtu, edhe presionin që ndihet vazhdimisht nën nivelin e belit, duke bërë që indet e penisit të tkurren.

Ndër disa çështje të tjera të shkaktuara për shkak të gravitetit të ulët, ka gjithashtu një rënie të papritur të niveleve të testosteronit që vret dëshirën seksuale.

Për më tepër, edhe nëse dikush do bënte seks në hapësirë, do ishte shumë e sikletshme të shihje lëngje dhe djersë që grumbullohen dhe lundrojnë rreth anijes kozmike.

NASA ka një politikë që të mos i lejojë çiftet e martuara të udhëtojnë së bashku në misionet hapësinore. Sidoqoftë, një përjashtim u bë në vitin 1991, kur agjensia lejoi çiftin e parë të martuar të fillonin një mision së bashku. U raportua se Jan Davis dhe Mark Lee, “të dashurit e kampit të stërvitjes u martuan fshehurazi shumë afër datës së nisjes”. Por të dy, më vonë refuzuan t’i përgjigjeshin ndonjë pyetjeje në këtë drejtim.

Në një zinxhir tjetër zërash, një astronaut rus, Valery Polyakov u përfol se ishte “afruar” me astronauten Elena Kondakova gjatë kohës së tyre së bashku në misionin “Mir” për 14 muaj. Por, të gjitha këto pretendime janë mohuar.

(Kosova Sot Online)