
Lexoni edhe:
I akuzuari për vrasjen e gruas me 14 plumba në Prizren kërkon dënim sa më të lehtë
Sipas National Geographic News nuk ka ndonjë të dhënë statistikisht të rëndësishme që tregon ndonjë lidhje ndërmjet ‘valëve kriminale’, spitaleve të mbushura plot me të çmendur dhe Hënës së plotë.
Një keqkuptim i tillë mbase ka si burim një linjë të gjatë mitologjike. Për ujqit thuhet se ishin njerëz të cilët gjatë Hënës së plotë u shndërruan në të tillë.
I akuzuari për vrasjen e gruas me 14 plumba në Prizren kërkon dënim sa më të lehtëLexoni edhe:
Kulturat e sotme të sofistikuara sikur e modernizuan këtë mit të paktën duke e thënë më ndryshe, që njerëzit veprojnë si ujqër gjatë Hënës së plotë, por nuk shndërrohen në ujqër.
Miti ujk i ka rrënjët në një mit tjetër; besimi se ujqërit e vërtetë ulërijnë vetëm gjatë netëve me Hënë të plotë dhe në asnjë rast tjetër. Ky besim i veçantë, i cili shkencërisht rezulton i rremë, i ka rrënjët në mitologjinë e perëndive greke dhe romake.
Hëna e plotë nuk ka asnjë efekt në sjelljen e njeriut ose të ujkut. Public Domain Image, credit: USFWS.
Graviteti i Hënës është aq i fortë sa të mund të shkaktojë baticat e oqeaneve, por jo të ndikojë edhe në gjëra të tjera.
Forcat e dobëta prodhojnë efekte të konsiderueshme vetëm kur ka shumë material për të vepruar. Në rastin e Hënës, madhësia e madhe e oqeaneve dhe natyra e tyre e lëngshme bën që graviteti i dobët i saj të shtohet në efekte të konsiderueshme në formën e baticave.
Në të kundërt, njerëzit janë aq të vegjël në krahasim me oqeanet, saqë efekti i gravitetit të Hënës tek njerëzit është i papërfillshëm. Edhe nëse graviteti i Hënës do të ishte aq i fortë sa për t’i prekur njerëzit, kjo nuk do të ndikonte asgjë më shumë sesa t’i bënte pak më të rëndë ose pak më të lehtë.
Graviteti është vetëm një forcë që tërheq masën dhe si i tillë nuk shkakton asgjë mistike ose psikologjike në objektet në të cilat vepron.
Marrë nga: “Pyetjet shkencore me përgjigje befasuese”, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.
(Kosova Sot Online)