Cila do të ishte pamja e Tokës, nëse do të vrojtohej nga Afërdita?

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 15:45
Cila do të ishte pamja e Tokës, nëse do të vrojtohej nga Afërdita?

Nëse do të ishit në Afërditë (Venerë) dhe të shikonit Tokën, cilat tipare do të ishit në gjendje të shihnit me teleskopët modernë (profesionistë dhe amatorë)? – këtë pyetje e parashtroi Jeff Hemperly nga Massillion, Ohio.

Koha më e përshtatshme për një astronom afërditian për të parë Tokën do të ishte kur planeti Tokë të ndodhej përballë Diellit, gjë e cila për herë të fundit ndodhi në qershor të vitit 2020.

Astronomët amatorë mund t’i kujtojnë pamjet e këndshme të sipërfaqes së Marsit që mund t’i shihnin në tetor 2020, kur Planeti i Kuq u ndodh në pozicionin përballë Tokës.

Për çdo vëzhgues hipotetikë në Afërditë, Toka në anën e kundërt të tij do të shfaqej gati tre herë më e madhe se Marsi nga Toka, duke krijuar kështu pamje edhe më të mira.

Image


Nga Afërdita, edhe teleskopët e vegjël amatorë do të kishin qenë në gjendje të dallonin me lehtësi kontinentet, oqeanet, akullnajat polare dhe format e masave të mëdha tokësore si Grenlanda dhe Australia. Teleskopët më të mëdhenj mund të shihnin edhe më shumë detaje.

Sigurisht, kjo është duke supozuar se këta teleskopë nuk do të mbështilleshin në atmosferën e trashë të Afërditës. Kjo jo vetëm që do të bllokonte pamjen e tyre, por, shtypja aq e madhe e atmosferës do të shkatërronte çdo teleskop.

Pra, në vend që të thuhet që teleskopët ndodhen në sipërfaqen e Afërditës, le të supozohet se ata ndodhen në orbitë. Nëse teleskopi hapësinor Hubble do të orbitonte Afërditën, astronomët afërditianë do të ishin në gjendje të dallonin Ishullin e Madh të Hawaiit shumë lehtë.

Tani le të supozohet se ka teleskopë hapësinorë amatorë mbi atmosferën në Afërditë. Një teleskop hapësinor 4 inç do të mund të dallonte vetëm ato veçorit në Tokë që janë shumë më të mëdha se Hawaii, madje edhe një teleskop hapësinor 8 inç nuk do mund ta dallonte mjaftë mirë Ishullin e Madh.

Nga ana tjetër, një teleskop hapësinor 24 inç, do ta shihte Havain si “një pikë të këndshme”. Të gjithë ata do të shihnin pamje të mrekullueshme të tipareve më të mëdha të Tokës.

Por, megjithëse këta teleskopë supozohet që janë mbi retë e Afërditës, ata përsëri do të duhet “të luftojnë” me retë në Tokë që i bllokojnë pamjet, ashtu si kur përpiqemi të shikojmë Afërditën nga Toka.

By: Kelly Fast – menaxher i Programit të Vëzhgimeve të Objekteve që ndodhen pranë Tokës, Zyra e Koordinimit të Mbrojtjes Planetare, Selia e NASA-s, Washington, D.C.

(Kosova Sot Online)