
Lexoni edhe:
Mimoza Gashi publikon këngën 'Edhe njëherë'
Edhe pse tani vlerësohet se një fluturake me njerëz, po të ishte e mundur që të shkonte në Mars, asaj do t'i duheshin gjashtë muaj udhëtim. Por, NASA është duke punuar në një projekt eksperimental, për të cilin mendon se mund ta shkurtojë udhëtimin deri në Mars për vetëm disa ditë. NASA tash vonë publikoi një video, ku shkencëtari Philip Lubin fliste rreth mundësisë së ndërtimit të një sistemi të propulsionit me laser, të aftë që një anije hapësinore me peshë 100 kg ta dërgonte në Mars për vetëm tri ditë, kurse anijen me njerëz, për vetëm një muaj.
Mimoza Gashi publikon këngën 'Edhe njëherë'Lexoni edhe:
Në teori, ky sistem i propozuar do të bazohej në përshpejtimin elektromagnetik, në vend se në përshpejtimin kimik, i cili përdoret tani, kur raketat e katapultojnë veten me anë të djegies së karburantit. Për dallim nga ai kimik, përshpejtimi elektromagnetik nuk ka kufizime të tjera, pos shpejtësisë së dritës.
(Kosova Sot Online)