Astronautët rrezikohen nga rrezatimi në Hapësirë

  • A.P /
  • 28 October 2021 - 15:01
Astronautët rrezikohen nga rrezatimi në Hapësirë

Së fundmi në tokë është kthyer astronauti Scott Kelly, pasi që ka qëndruar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për plot 340 ditë. Tani shkencëtarët kanë filluar të mendojnë për ndikimin që mund ta ketë në trupin e eksploruesve qëndrimi i gjatë në hapësirë. Sidomos tani, kur po përflitet shumë për mundësinë e dërgimit të njerëzve në Mars, shkencëtarët janë përqendruar kryesisht në matjen e ndikimit që mund ta ketë rrezatimi.

Ndonëse rrezatimi nuk ka qenë problem i madh për astronautët, të cilët kanë pasur 'misione të shkurtra' në hapësirë, kjo problematikë mund të bëhet më serioze nëse kemi të bëjmë me udhëtime më të gjata. Kjo për faktin se grimcat e rrezatimit, që gjenden në hapësirë, janë burime shumë më të mëdha të radioaktivitetit sesa burimet tokësore.

(Kosova Sot Online)