Anija e parë me astronautë që doli nga orbita e Tokës

  • G.G /
  • 21 dhjetor 2021 - 09:03
Anija e parë me astronautë që doli nga orbita e Tokës

Më 21 dhjetor 1968, anija kozmike Apollo 8 niset nga Qendra amerikane e Hapësirës Kennedy duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që del nga orbita e Tokës, hyn në orbitën e Hënës dhe kthehet në mënyrë të sigurt në Tokë.

Frank Borman, James Lovell, William Anders u bënë njerëzit e parë që e shohin Tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt të ashtuquajturën anën e errët të Hënës.

Anijes iu nevojitën tri ditë për të arritur në orbitën e Hënës. Në prag të Krishtlindjes, astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në Tokë.

Misioni i suksesshëm hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit të atëhershëm të SHBA-së John F. Kennedy, për zbritjen e njeriut të parë në Hënë para fundit të viteve 1960.

Apollo 8 u kthye në Tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me tre astronautët u përplas në ujërat në veri të Oqeanit Paqësor. Një ulje hënore ishte ende disa muaj larg, por për herë të parë njerëzit nga Toka kishin vizituar Hënën dhe ishin kthyer në shtëpi të sigurt.

(Kosova Sot Online)