'Jurassic Park' mund të shndërrohet në realitet

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 09:56
'Jurassic Park' mund të shndërrohet në realitet

Klonimi i specieve të zhdukura ka qenë një ëndërr e rrëfyer në shumë filma hollivudianë, duke filluar nga “Jurassic Park”.

Por kjo fantazi mund të shndërrohet në realitet relativisht shpejt. Klonimi i një specie të zhdukur do të përbënte një hap më lartë, dhe mundësitë shtohen kur vetë CIA amerikane është një nga financuesit kryesorë.

Agjencia e njohur e shërbimeve sekrete ka financuar kompaninë që ka si objektiv klonimin e mamuthit, specie gjigante e familjes së elefantëve, që për mijëra vjet ka bashkëjetuar me njerëzimin, duke u zhdukur nga ndryshimet klimaterike dhe gjuetia.

 Siç shpjegojnë autorët e eksperimentit, ata presin që të lind jo ekzaktësisht një mamuth prehistorik por një elefant që mbart brenda vetes specifikat e mamuthit, si për shembull rezistenca ndaj të ftohtit.


(Kosova Sot Online)