Mexhuani: Albin Kurti duhet t’u tregojë votuesve pse nuk e propozoi Vjosa Osmanin për presidente?!
Ragip Mexhuani
Nga Ragip Mexhuani
Familja Jashari – Murat Jashari nuk duhet ta pranonte postin e presidentit për shkak të përçarjes së Albinit me Vjosën. Duhet të sqarohet edhe Albini pse nuk e propozoi dhe nuk e përkrahu Vjosën për presidente.
Albini dhe Vjosa ishin më të votuarit dhe më të preferuarit nga votuesit. Prandaj, familjes Jashari i takon t’i pajtojë këta. Albini dhe Vjosa nuk paskan pasur bashkëpartiakë dhe këshilltarë të mençur, të cilët nuk vepruan për të shmangur përçarjen e tyre.
Sikur Vjosa të propozohej për presidente nga Albini, edhe deputetët e opozitës, sidomos ata të LDK-së, do ta votonin Vjosën për presidente, ndoshta jo nga dëshira, por për të shmangur shkuarjen në zgjedhje. Në rast zgjedhjesh, opozita do të humbte më shumë deputetë sesa në zgjedhjet e fundit dhe disa nga të pavotuarit nuk do të bëheshin deputetë.
Prishja e raportit të Albinit dhe VV-së me Vjosën e ringjalli opozitën, e cila filloi të bllokojë proceset, duke mos votuar, si vitin e kaluar kur bllokuan dhe nuk votuan për qeverinë dhe parlamentin mbi 60 herë. Edhe këtë vit vijuan me të njëjtën bllokadë, duke mos votuar për presidentin.
Pas ndarjes së Albinit me Vjosën, qëllimi i opozitës është të vijë në pushtet, edhe me Listën Serbe, në mënyrë që Albini dhe VV-ja të mos fitojnë mbi 50%.
Vjosa Osmani nuk e ka votuar Hashim Thaçin për president, as Isa Mustafën për kryeministër. Ajo nuk e ka votuar as Avdullah Hotin për kryeministër, ndërsa këta të tre, së bashku me Listën Serbe, e patën rrëzuar Qeverinë Kurti.
Për shkak se Vjosa i doli në përkrahje Qeverisë Kurti, LDK-ja, me Isa Mustafën, Avdullah Hotin etj., e shkarkoi nga postet dhe e përjashtoi nga partia.
Vjosa nuk duhet të kthehet në LDK, pasi LDK-ja e sotme nuk është ajo e Ibrahim Rugovës.
Përveç Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit, të cilët ia patën ndalur financat LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, edhe Lumir Abdixhiku e pati larguar fotografinë e Rugovës nga zyra (Çim Peka).
Pse familja Jashari nuk duhet të pranojë postin e presidentit: Familja Jashari nuk duhet ta humbë autoritetin kombëtar, të ndërtuar me figurën e komandantit Adem Jashari, kur dihet se Kosova është formalisht shtet.
Në Kosovë janë krijuar 55 mini-shtete serbe-kishtare. Mbi 8.200 hektarë iu dhanë Malit të Zi, 2.500 hektarë Maqedonisë, ndërsa rreth gjysma e tokës bujqësore u uzurpua, kinse u ble me qmime simbolike, madje edhe me 1 euro për ari, dhe u betonua me ndërtime. Po ashtu, fabrikat u shkatërruan dhe objektet e trojet e tyre u uzurpuan.
Kjo opozitë ua ka dëmtuar edhe gjeneratave të ardhshme perspektivën, duke ndikuar edhe në rritjen e shpërnguljes.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
