Një UFO shihet duke dalë nga dielli

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 14:44
Një UFO shihet duke dalë nga dielli

Dielli, ylli më i rëndësishëm për racën njerëzore, prej se mbahet mend ka nxitur interesim dhe debate të shumta. Derisa disa popuj e kanë ngritur atë aq lart, saqë ta konsideronin edhe hyjni, të tjerët megjithatë, e kanë vendosur atë në qendër të vëmendjes së tyre, për shkak të rëndësisë së madhe që ka ekzistimi i tij për jetën në tokë.

 

Për këtë shkak, edhe sot e kësaj dite ka shumë shkencëtarë, por edhe entuziastë, të cilët e shikojnë thuajse vazhdimisht diellin, me qëllim që të mësojnë, a zbulojnë diçka në lidhje me të.

Në një incizim interesant, të bërë kohët e fundit, shihet një UFO i madh duke u larguar nga Dielli. Fotoja është shumë e detajuar dhe nuk lë shumë vend për të dyshuar se çka jemi duke parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  Kjo UFO e madhe në formë trekëndëshi, me të dalë nga Dielli, shkaktoi një shpërthim të madh në Diell. 


(Kosova Sot Online)