Zbulohet sistemi më i madh diellor

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 14:36
Zbulohet sistemi më i madh diellor

Astronomët besojnë ta kenë zbuluar sistemin më të madh diellor, të parë ndonjëherë. I lokalizuar rreth 100 vjet të dritës nga Toka, planeti 2MASS J2126?8140 sillet rreth "diellit" të tij, për një milion vjet të tokës. "Ishte befasuese për ne ta zbulonim një planet kaq të ri dhe kaq të largët", thotë Dr. Simon Murphy nga Shkolla kërkimore "ANU" e kërkimeve të astronomisë dhe astrofizikës.

 

"Gjatë 5-6 vjetëve të kaluara kemi zbuluar sisteme të ndryshme të planetëve, por ky deri më tani është më i madhi". Ky zbulim është i rëndësishëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, meqë sfidon teoritë konvencionale të formimit të planetëve dhe tregon se planetët mund të ekzistojnë edhe në distanca më të mëdha sesa që është menduar deri më tani.

(Kosova Sot Online)