Sfera LED në Las Vegas e merr imazhin e një syri – ‘frikëson’ banorët

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 11:23
Sfera LED në Las Vegas e merr imazhin e një syri – ‘frikëson’ banorët

Sfera, ose “kupola e re”, së fundmi është bërë atraksioni më i ri në Las Vegas, por instalacioni më i fundit “i frikësoi” disa persona, transmeton "Kosova sot Online ".

Është sfera më e madhe LED në botë, e cila përmbanë 1.2 milionë pako LED.

Secila pako përmban 48 LED-a individual, dhe secila diodë mund të shfaqë deri në 256 milionë ngjyra të ndryshme.

Sfera në Las Vegas shfaq imazhe të ndryshme gjatë gjithë kohës, por kur ajo “u transformua” në një sy të madh “kapsitës”, i cili shkaktoi frikë tek disa persona.

Ndërsa disa mendojnë se ajo është interesante, të tjerë thonë se është rrëqethëse.

(Kosova Sot Online )