Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë të largët

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 14:03
Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë të largët

Duke përdorur dy teleskopë të fuqishëm hapësinor të NASA-s, astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë të largët, sa mund të zbulojë se si u formuan disa nga vrimat e para të zeza super masive.

Studiuesit kombinuan të dhënat nga Observatori i rrezeve X të NASA-s Chandra dhe teleskopi hapësinor James Webb për të kërkuar shenjat e një vrime të zezë në rritje nga 470 milionë vjet pas Big Bengut, kur universi ishte vetëm 3% e moshës së tij aktuale.

 

Hulumtimi duke përdorur teleskopët e NASA-s të udhëhequr nga Ákos Bogdán me Qendrën e Harvardit dhe Smithsonian për Astrofizikë u botua në Nature Astronomy.

Këto imazhe tregojnë grupin e galaktikave Abell 2744 pas të cilit ndodhet UHZ1, në rrezet X nga Chandra dhe të dhëna infra të kuqe nga Webb, si dhe pamje nga afër të galaktikës pritës të vrimës së zezë UHZ1.

Vrima e zezë u gjet në galaktikën UHZ1 dhe NASA tha se ishte e vështirë për t’u dalluar sepse u fsheh mes një grumbulli galaktikash rreth 3.5 miliardë vite dritë nga Toka. Megjithatë, të dhënat e teleskopit Webb, zbuluan se vrima e re e zezë në UHZ1 ishte shumë më larg, në 13.2 miliardë vite dritë nga Toka.

Zbulimi është emocionues sepse ka ende shumë të panjohura rreth këtyre enigmave të university, derisa astronomët besojnë se vrimat e zeza u formuan brenda miliardë viteve të para pas Big Bengut.

Shumica, nëse jo të gjitha, galaktikat kanë një vrimë të zezë supermasive në qendër, por se si ato fillojnë të formohen dhe arrijnë masa kolosale kaq shpejt pas Big Bengut, është ende e panjohur.

Astronomët përdorin masën e Diellit tonë për të matur vrimat e zeza. Masa e një vrime të zezë zakonisht quhet “masa diellore”.

(Kosova Sot Online)